Rasti no 61 vi/q

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
-AUTORITETI I KONKURRENCËS-
-KOMISIONI I KONKURRENCES-
Nr. 87 Datë 22. 09.2008
Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit nga
shoqëria Deutsche Telekom AG në shoqërinë Hellenic Telecommunication
Organization SA dhe indirekt në shoqërinë AMC SHA
Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e :
Në mbledhjen e tij të datës 22. 09.2008, shqyrtoi çështjen me :
Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm në shoqërinë Hellenic Telecommunication Organization SA(OTE) nga shoqëria Deutsche Telekom AG
Baza ligjore:

Ligji Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, neni 24, shkronja d, nenet 2, 10-12, Kreu IV “Procedurat për kontrollin e përqendrimeve” nenet 53-56, Rregullorja “Për zbatimin e procedurave të përqendrimit të ndërmarrjeve”, Udhëzimi “Për formën e njoftimit të përqëndrimit” dhe Aneksi I-Formulari “Për njoftimin e Përqendrimit”. Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të raportit të Sekretariatit, në lidhje me transaksionin e njoftuar, V Ë R E N SE:
1. Njoftimi i përqendrimit me objekt përftimin e kontrollit nga shoqëria
Deutsche Telekom AG (këtu e si vijon DT), në shoqërinë Hellenic Telecommunication Organization SA, është depozituar në Autoritetin e Konkurrencës në datën 21 Maj 2008, brenda afatit ligjor. 2. Transaksioni i njoftuar paraqitet si përftim kontrolli i drejtëpërdrejtë i DT
në O.T.E nëpërmjet zotërimit të 25%+1 të aksioneve.
3. Në Shqipëri, DT fiton kontroll të tërthortë mbi shoqërinë e telefonisë së
lëvizshme, Albanian Mobile Communication (AMC ShA), ku filiali i zotëruar 100% nga OTE, Cosmote Group zotëron 82% të aksioneve. 4. Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 2, 10 dhe 12, pika 1 të Ligjit, e
konsideroi këtë transaksion si objekt të shqyrtimit nga ana e tij. Palët e përfshira
5. Deutsche Telekom AG, në cilësinë e blerësit, është shoqëri aksionere, e
cila funksionon sipas legjislacionit federal gjerman, regjistruar në Rregjistrin Tregtar të Gjykatës së Bonit në Janar 1995. me seli në adresën Friedrich-Ebert-Allee 140, 53113, Bonn, Gjermani. 6. Hellenic Telecommunication Organization SA, në cilësinë e shitësit
është shoqëri anonime, që funksionon sipas legjislacionit grek, themeluar në vitin 1949, me seli në adresën 99 Kifissias Avenue, Amaroussion 15181, Athinë, Greqi. 7. OTE shtrihet në Europën Juglindore, me anë të shoqërive bija dhe të
kontrolluara, me një pjesëmarrje domethënëse në telefoninë fikse (Greqi, Serbi dhe Rumani) dhe në telefoninë e lëvizshme në Greqi, Maqedoni, Rumani, Bullgari dhe Shqipëri. I.1. Palë të lidhura indirekt

8. Cosmote SA(), është shoqëria kryesore e grupit Cosmote që zotërohet
100 % nga OTE. Cosmote është e pranishme në tregun shqiptar nëpërmjet kontrollit të 82 % të aksioneve të AMC SHA dhe gjithashtu është e pranishme në tregjet e rajonit si në Bullgari ku zotëron 100 % Globul, Rumani ku zotëron 70 % të Cosmote 70% dhe Maqedoni me Cosmofon ku zotëron 100% të aksioneve. 9. AMC SHA, është shoqëri anonime, që funksionon sipas legjislacionit
shqiptar, e regjistruar me numër rregjistri 12910, datë 27.11.1995, me seli në Tiranë, që ushtron veprimtarinë në fushën e telekomunikacionit të lëvizshëme. 10. Pjesa e tregut që zë AMC sha në tregun e brendshëm për produktet e
telefonisë së lëvizshme është 51.5%. Aktualisht, AMC ka rreth 1.195.000 abonentë dhe ofron shërbimet në të gjithë vendin me anë të platformave GSM dhe GPRS.
II. Transaksioni

11. Nëpërmjet marrëveshjeve të datës 14 Maj 2008, të lidhura ndërmjet
shoqërisë DT dhe Republikës Greke, DT nga blerja e aksioneve dhe e të drejtës së votës, do të ushtrojë kontrollin influencues në manaxhimin e shoqërisë OTE . 12. Pas realizimit të këtij transaksioni, struktura e pronësisë dhe e kontrollit do
a) DT zotërues i 25% plus 1 aksion; b) Republika Greke, zotërues i 25% plus 1 aksion; c) Investues Ndërkombëtar Institucional, zotërues të 48% të kapitalit 13. Pronësia e aksioneve nga të dy palët pjesëmarrëse në transaksion të
marra së bashku do të jetë 50% të kapitalit aksionar. Në bazë të Marrëveshjes të Aksionerëve të nënshkruar nga palët në datën 14 Maj totali i të drejtës së votës në Asamblenë e Përgjithshme të aksionerëve do jetë 50%+ 2 të drejta vote. Në këtë kontekst, DT dhe Republika Greke do të bashkëpunojnë (drejtim i përbashkët) në lidhje me politikën e biznesit të OTE-së, në bazë të kushteve të përcaktuara në nenet 4- 7 të marrëveshjes së aksionerëve. 14. DT përfton kontrollin e vetëm në OTE jo nga nga blerja e një “pakicë
kontrolli”, por nga blerja e të drejtës së votës, që përfshin: të drejta në
vendim marrje, si rezultat i së cilës DT-së i krijohet mundësia për të
ushtruar një ndikim vendimtar mbi veprimtarinë tregtare në lidhje me
përbërjen ose vendimet e organeve drejtuese të OTE-s, si dhe mundësia
për të orientuar politikën tregtare të saj (marrja e vendimeve mbi
prodhimin, çmimet, shitjet, etj).
2 Sipas formularit të njoftimit dhe vendimin nr 59 të Komisionit të Konkurrencës 3 Sipas formularit të njoftimit 15. DT zotëron një të drejtë vote preferenciale , që do të thotë që në rast
balotazhi, DT ka të drejtën e vendim marrjes lidhur me vendimet përfundimtare në Bordin Drejtues. 16. Ndërsa, e drejta e votës preferenciale që zotëron Republika Greke,
përshin të drejtat e vetos të cilat kanë të bëjnë kryesisht me çështjet financiare, çështje të emrit, të markës, të juridiksionit etj por nuk i japin kësaj të fundit influencë vendimtare mbi OTE, që do të thotë që OTE SA gëzon kontroll të vetëm negativ.
17. Me realizimin e këtij transaksioni, DT synon:
a) Të përmirësojë konkurrueshmërinë në tregun kombëtar; b) Të zgjerojë tregun e komunikimit të telefonisë, kryesisht të telefonisë c) Të rrisë shërbimet e internetit në telefoninë e lëvizshme; 18. Ndërsa OTE, do të përfitojë nga ekspertiza teknike e partnerit strategjik
DT dhe njëkohësisht duke shfrytëzuar maksimalisht sinergjitë e grupit do të përmirësojë edhe marzhin EBITDA.
IV. Xhiro
19.
Xhiro totale e palëve pjesëmarrëse në tregun ndërkombëtar për vitin 2007
a) DT : XXX miliard €uro = XXX miliard lekë; b) OTE : XXX milion €uro = XXX miliard lekë. 20. Xhiro totale në tregun e brendshëm për vitin 2007, realizuar nga AMC
V. TREGU PËRKATËS.:
V.I. Tregu Përkatës i Produktit
21. Në përputhje me vendimet e mëparëshme të Komisionit Europian dhe
praktikat standarte rregullatore të përdorura për sigurimin e shërbimeve të telekomunikacionit, si dhe sipas përcaktimit të palëve pjesëmarrëse në transaksion, treg përkatës do të konsiderohet tregu që përfshin produktet/shërbimet e industrisë së telekomunikacionit, të ndara në produktet e telefonisë së lëvizshme dhe telefonisë fikse. 22. Palët pjesëmarrëse, ofrojnë shërbime në të dy nëndarjet e tregut të
a- DT siguron një gamë të gjërë të shërbimeve të telekomunikacionit dhe teknologjisë informatike në nivel ndërkombëtar, duke operuar në tre segmente: Mobile Communications, Broadband/Fixed Netëork and Business Customers, që përfshijnë: ofrimin e shërbimeve të zërit (VoIP), të të dhënave, të sms-ve, mms, të internetit (ISP), broadband, shërbime roaming, shërbime me vlerë të shtuar, komunikime satelitore dhe ëireless, etj. b- OTE siguron një gamë të gjërë të produkteve dhe shërbimeve të telekomunikacionit, duke përfshirë këtu thirrjet lokale, në distancë të largët dhe ato ndërkombëtare; komunikimin e të dhënave me shpejtësi të lartë, shërbimet ADSL (asymmetric digital subscriber line), shërbimin e transferimit të të dhënave broadband, shërbime të rrjetit brenda dhe jashtë Greqisë, shërbime të telefonisë së lëvizshme (ëireless dhe komunikime satelitore), shërbime të klientit etj. 23. Produktet e tregtuara nga të dy palët pjesëmarrëse në transaksion, në
kuptim të nëndarjes së industrisë së telekomunikacionit, janë të njëjtë dhe të zëvëndësueshme si nga ana e ofertës ashtu edhe nga ana e kërkesës.
V. II. Tregu Gjeografik:
Nisur nga fakti që rrjetet priren të kenë një zonë zgjerimi/mbulimi kombëtare,
një kuadër rregullator dhe ligjor të unifikuar, licensa kombëtare, si dhe klientë
që mund të këmbejnë me lehtësi ofruesin e shërbimit, duke plotësuar
kërkesat e tyre në mënyrë më ekonomike dhe më të lehtë, treg përkatës
gjeografik do të konsiderohet tregu kombëtar ()ku përfshin të gjitha
shërbimet e telefonisë fikse dhe të lëvizshme të ofruara nga palët
pjesëmarrëse në transaksion.
24. Por, meqënëse në tregun e brendshëm, Shqipëri:
DT nuk është prezente as direkt dhe as në mënyrë të tërthortë për asnjë nga produktet/shërbimet e tij ; dhe OTE është aktive në mënyrë të tërthortë në tregun e produktit vetëm për shërbimet e telefonisë së lëvizshme, nëpërmjet shoqërisë AMC Sha. 25. Tregu gjeografik do konsiderohet Territori i Shqipërisë.
VI. Analiza e Konkurrencës
26. Palët pjesëmarrëse operojnë në të njëjtin nivel tregu produkti në ofrimin e
shërbimeve të telekomunikacionit, përfshirë këtu shërbimet fikse dhe të lëvizshme, por në zona gjeografike të ndryshme. 4 Commission Decision of April 26, 2006, Case No. COMP/M.3916 - T-Mobile Austria/telering; Commission Decision of May 25, 2005, Case No COMP/M.3776 – Vodafone/Oskar Mobile and Commission Decision of June 10, 2005, Case No. COMP/M.3806 - Telefónica/Cesky Telecom 27. Blerësi, (DT) është operator me fuqi të ndjeshme jo vetëm në tregun
gjerman të telekomunikacioneve, por edhe në disa tregje të tjera ku operon nëpërmjet filialeve të saj. 28. Shitësi OTE ka fuqi të konsiderueshme tregu në:
I- Greqi, nëpërmjet zotërimit 100% të filialeve (bija të saj), (a) Oteglobe- në shërbime e telefonisë fikse, që zë më shumë se 50% të tregut dhe b- Cosmote - shërbime të telefonisë së lëvizshme, që kap 38.6 % të tregut). Konkurrentët kryesorë të OTE në Greqi janë: TIM Hellas që zë (21% të tregut) dhe Vodafon Group PLC (34.7%). II- Në mënyrë të tërthortë në tregjet e telekomunikacionit në Ballkan nëpërmjet pjesëmarrjes në kapitalin aksionar, si: Rumani, 54% në shoqërinë RomTelekom për shërbime telekomunikacioni fikse dhe 70% në shoqërinë Cosmote Rumani për shërbime telekomunikacioni të lëvizshme), b) Bullgari (Cosmote-Globul 100%),për shërb.tel. së lëvizshme c) Shqipëri, (AMC 82%); “ “ “ d) Maqedoni (Cosmofon 100%) “ “ “ e) Serbi (Telekom Serbia 20%, për shërbime fikse)
29. Përftimi i kontrollit nga DT në shoqërinë O.T.E zgjeron rritjen e konsoliduar
të DT, veçanërisht në tregun e telefonisë së lëvizshme të Europës Juglindore, (me përjashtim të tregut në Slloveni dhe Kosovë). Mbas realizimit të transaksionit sinergjitë e reja priten të gjenerojnë një vlerë neto rreth 2 miliard Euro. 30. Gjithashtu, forcimi i suksesshëm i DT në tregun europian të
telekomunikacionit, duke nxitur dhe zhvilluar inovacionet, teknologjinë dhe shërbimin ndaj klientit, pritet të rrisë konkurrencën dhe për rrjedhim edhe eficiensën në përgjithësi në tregun e telekomunikacionit dhe në veçanti në atë pjesë të tregut të zotëruar më parë nga OTE. VI. 1. Analiza e konkurrencës në tregun e brendshëm
31.
OTE është prezente në tregun e brendshëm, indirekt, për shërbimet e
telefonisë së lëvizshme, nëpërmjet kontrollit të filialit kryesor Cosmote, tek shoqëria AMC ShA, që gëzon një pozicion dominant në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe në veçanti në tregun e shërbimit me kartë të parapaguar. 32. Pjesa e tregut që zë AMC Sha në tregun e brendshëm për produktet e
telefonisë së lëvizshme është 51.5%. Konkurrenti i vetëm i AMC, për vitin 2007 është shoqëria Vodafon Albania me pjesë tregu 48.5%, e cila ofron të njëjtat shërbime. 33. Sipas pikës nr. 51 të Vendimit Nr 59, datë 09.11.2007 të Komisionit të
Konkurrencës, kompanitë AMC Sha dhe Vodafone Albania kanë pozitë dominuese në tregun e telefonisë së lëvizshme. 34. ERT(sot AKEP), me Vendimet Nr. 396 dhe 397, të datës 18.9.2007 ka
shpallur AMC Sha Operator me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT) për tregun e terminimit të thirrjeve dhe tregun e shërbimeve publike të lëvizshme. 35. Operatori i tretë i telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile sha, filial i zotëruar
plotësisht nga shoqëria Albtelekom, ka filluar veprimtarinë e tij në mars 2008 dhe deri në qershor të vitit 2008, bazuar në numrin e abonentëve, zotëron një pjesë shumë të vogël tregu (). 36. Me synim zgjerimin e tregut të telefonisë së lëvizshme dhe rritjen e
konkurrencës potenciale, qeveria ka vendosur hapjen e procedurave për një license të katërt të telefonisë së lëvizshme.
37. Transaksioni i synuar prek industrinë e telekomunikacionit, por realizimi i
tij, nuk sjell mbivendosje të shërbimeve fikse apo të lëvizshme, mbasi palët pjesëmarrëse nuk kanë pjesëmarrje të kryqëzuar në tregjet gjeografke edhe për sa i përket kontrollit në filialet e tyre apo në shoqëri të tjera dhe nuk kanë klientë të përbashkët, pra nuk shkakton kufizim të konkurrencës. 38. Transaksioni realizon një ndryshim në pronësinë e aksioneve në
shoqërinë OTE, dhe nuk ndikon në përqindjen e pjesës tregut që zotëron indirekt kjo shoqëri në Shqipëri, si dhe nuk krijon mbivendosje në ofrimin e shërbimeve, për pasojë nuk forcon pozitën dominuese të AMC SHA. 39. Transaksioni që realizon përftimin e kontrollit influencues të operatorit
strategjik DT në OTE, nëpërmjet ndryshimit të politikës së drejtimit, zhvillimit të teknologjisë dhe inovacioneve, pritet të rrisë 5 Sipas planit të biznesit të shoqërisë, “Eagle Mobile” për të kthyer nga një operator potencial në një operator real, synon të ngrejë rrjetin e vet duke konkurruar realisht me dy operatorët ekzistues në treg. Aktualisht Eagle mobile ka arritur shtrirjen që garanton mbulim cilësor të zonave të banuara dhe të gjitha rrugëve rajonale dhe kombëtare. konkurrueshmërinë në tregun e telefonisë në përgjithësi dhe indirekt në veçanti, edhe në Shqipëri për telefoninë e lëvizshme. PËR KËTO ARSYE:

Në bazë të nenit 24, shkronja d, dhe nenit 56 pika 1 të Ligjit Nr. 9121, datë
28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndryshuar,
VENDOSI:
Të autorizojë përqëndrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm nga shoqëria Deutsche Telekom direkt në shoqërinë OTE në Greqi dhe indirekt në AMC ShA në Shqipëri nëpërmjet përfitimit të kontrollit të 82 % të aksioneve. KOMISIONI I KONKURRENCËS
Lush PERPALI
Servete GRUDA
Koço BROKA
Zv/Kryetar
Anëtar Anëtar
Lindita Milo (Lati)
______________
K R Y E T A R E

Source: http://www.caa.gov.al/uploads/decisions/Vendimi%2087_DT_OTE.pdf

Ea-div-70-1

Entlebucher Anzeiger – Die Zeitung für das Entlebuch und seine UmgebungSamstag, 21. Juni 2003 – Nr. 70 – Seite 11 Sammlung für die Renovation der Wallfahrtskirche Heiligkreuz Wallfahrtskirche Heiligkreuz soll wieder erstrahlen Bei der Wallfahrtskirche Heilig- sagt Pflegschaftspräsident Jakob Dän- kreuz herrscht dringender Renova- geli, Entlebuch. Er ist nicht allein

balancing-point.net

Balancing Point Center for Wellness WOMEN’S FERTILITY QUESTIONNAIRE Name: ___________________________________________ Date: _______________________ 1.Basic Information a. Address: ____________________________________________________________________________________________ 2. Menstrual History 3. Gynecologic History a. At what age did you begin your menses? ________a. D

Copyright ©2018 Drugstore Pdf Search